Një rekord prej 2.5 milionë myslimanësh u mblodhën në Xhaminë e Madhe në Mekë, Arabinë Saudite, të premten për të shënuar një nga netët më të shenjta të Ramazanit të këtij viti, Nata e Kadrit.

Për shumë njerëz, Natën e Kadrit është një ndër netët më të mira dhe është kulmi shpirtëror i muajit të shenjtë, i cili përkujton momentin kur kryeengjëlli Gabriel iu shfaq për herë të parë Profetit Muhamed dhe filloi të shpallte Kuranin.

Kjo natë festohet nga ata që besojnë se lutjet e tyre kanë shanset më të mëdha për t’u përgjigjur. Është një kohë festash, gjatë së cilës fëmijët lejohen të qëndrojnë deri vonë dhe dyqanet qëndrojnë të hapura deri në orët e para në të gjithë botën myslimane./Syri.net