Qendra e re e artit, kulturës dhe inovacionit, është një tjetër projekt transformues për qytetin e Korçës.
 
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njëherësh drejtues politik i PS-së në qarkun e Korçës ndau sot në rrjetet sociale momente nga hapja e kësaj qendre, të cilën e konsideroi një kapitull të ri për Korçën.
 
“Një hapësirë ku arti, kultura dhe inovacioni bashkohen për të frymëzuar dhe transformuar qytetin tonë”, tha ai.
 
Peleshi theksoi se ringritja e Orkestrës Simfonike është një hap i rëndësishëm që i rikthen Korçës një pjesë të trashëgimisë së saj kulturore, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e artit dhe kulturës.
 
Qendra e re e artit, kulturës dhe inovacionit ofron një godinë bashkëkohore për artistët dhe artdashësit me ambiente shumëfunksionale, të cilat shërbejnë si salla provash, ekspozitash dhe koncertesh./ata