Nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare në Lekaj, Rrogozhinë do të kenë kushte më të mira në vitin e ri shkollor 2024-2025.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë, ku punimet për ndërtimin e saj janë drejt përfundimit.
“Drejt përfundimit edhe një tjetër shkollë e re. Shkolla 9-vjeçare Lekaj në Rrogozhinë, vitin e ri shkollor do të hapë dyert për 120 nxënës dhe mësues, falë Programit të Rindërtimit të qeverisë shqiptare”, theksoi Manastriliu.
Manastirliu u shpreh se “100 shkolla në të gjithë vendin përfundojnë këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe partnerëve ndërkombëtarë”.
Pjesë e programit të rindërtimit dhe rehabilitimit të shkollave, është edhe ngritja e laboratorëve shkencorë, smartlab dhe ambienteve sportive, duke përfshirë edhe palestrat.
Këto investime do të sigurojnë që shkollat tona të ofrojë një mjedis arsimor bashkëkohor dhe stimulues, i cili nxit zhvillimin e aftësive shkencore dhe fizike të nxënësve./ata