Qendra e re e artit, kulturës dhe inovacionit, në Korçë është një tjetër projekt që e ka transformuar qytetin në një pol të rëndësishëm të artit dhe kulturës.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndau sot në rrjete sociale pamje nga aspekte të ndryshme social kulturore dhe veprimtari të ndryshme artistike që i kanë shtuar gjallërinë qytetit të bukur të Korçës, që është bërë vitet e fundit mjaft i preferuar nga vizitorët vendas dhe të huaj, në çdo stinë të vitit.
 
Peleshi tha se, “Qendra e Kulturës dhe Inovacionit në Korçë, tashmë një vend dedikuar artit, kulturës dhe kreativitetit”.
 
Qendra e Kulturës dhe Inovacionit në Korçë, është një investimi i ri i bashkisë në bashkëpunim me FSHZH, që ka krijuar ambiente dinjitoze për artistët dhe artdashësit duke ofruar ambiente shumëfunksionale që shërbejnë si salla provash, ekspozitash dhe koncertesh.
 

Kjo qendër konsiderohet një pol i kulturës dhe kreativitetit nNjë hapësirë ku arti, kultura dhe inovacioni bashkohen për të frymëzuar dhe transformuar qytetin.

 
Ringritja e Orkestrës Simfonike është një hap i rëndësishëm që i rikthen Korçës një pjesë të trashëgimisë së saj kulturore, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e artit dhe kulturës./ata