Të paktën 3 persona kanë humbur jetën në një shpërthim që ndodhi në një banesë në katin e 7-të të një pallati në kryeqytetin e Francës, Paris.

Sipas lajmit të gazetës Le Parisien, shpërthimi ka ndodhur për arsye ende të panjohura në një banesë në katin e 7-të të një pallati në lagjen 11 të Parisit.

Bëhet e ditur se një person humbi jetën gjatë përpjekjes për t‘i shpëtuar zjarrit që u paraqit në apartament si pasojë e shpërthimit dhe i cili u hodh poshtë nga paniku.

Ndërkohë që zjarri u shua si rezultat i ndërhyrjes së ekipeve të zjarrfikësve që mbërritën në vendin e ngjarjes, në hyrjen ku u shënua shpërthimi janë gjetur gjithashtu dy trupa./aa