Një shofer shqiptar u arrestua në Vénissieux të Francës me tre kilogramë heroinë dhe një shumë të madhe parash.
Të premten, më 10 mars, skuadra e krimeve kreu kontrolle në zonën e Vénissieux, ku është kontrolluar edhe 32-vjeçari.
Në automjetin e tij agjentët gjetën 3 kg heroinë dhe 6000 euro cash. Burri u arrestua dhe u dërgua në paraburgim. Sipas informacioneve, shqiptari mund të ketë ardhur nga Holanda apo Belgjika.