Byroja e Kuvendit rrëzon ankimimin e 6 deputetëve të PD dhe lë në fuqi përjashtimet.

 

 

Gjashtë deputetët e përjashtuar me vendim të sekretariatit për procedurat, votimet dhe Etikën iu drejtuan me një letër Byrosë së Kuvendit, teksa e quajnë vendimin antikushtetuese dhe një akt të rëndë ndaj parlamentarizmit në Shqipëri.

 

Deputetët Sorina Koti, Elda Hoti, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi deklaruan se vendimi nr.39 i 21 shkurtit shkel nenin 70/1, 79/1, 73/1 të Kushtetutës.

 

Gjithashtu ky vendim, theksuan ata është marrë në shkelje të neni 65/2 pika 2 të Rregullores së Kuvendit, në mungesë totale transparence, pa prezencën e deputetëve akuzues që kishin nënshkruar kërkesën për përjashtim, si dhe në mungesë të provave, fakteve apo indicieve.

 

Megjithatë Byroja ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e sekretariatit për procedurat, votimet dhe Etikën.

 

Deputetët e përjashtuar janë

Sorina Koti

Elda Hoti

Greta Bardeli

Lindita Metaliaj

Edmond Spaho

Oerd Bylykbashi

 

Mungojnë nga dënimi i mëparshëm nga Kuvendi Sali Berisha dhe Flamur Noka

 

Rikthehen në seancë

Belind Këlliçi

Edi Paloka

Albana Vokshi

Luan Baçi

Luçiano Boçi

Bledion Nallbati

Ina Zhupa

Tritan Shehu

Ervin Salianji

Gazment Bardhi