KQZ do të organizojë votim dhe numërim elektronik më 14 maj dhe në dy bashki të vendit.

 

Bëhet fjalë për bashkitë e Elbasanit dhe Kamzës që i bashkohen asaj të Vorës ku është testuar më herët teknologjia në zgjedhje dhe që ka rezultuar e suksesshme.

 

Për këtë arsye, mësohet se qeveria ka akorduar dhe një fond prej 800 milionë lekësh për të mundësuar pajisjet e nevojshme për votim dhe numërim elektronik në këto 3 bashki të vendit.