Rita Ora është e mirë në këndim, aktrim, kërcim, prezantim, por ka diçka të cilën ajo nuk e bën dhe aq mirë: gatimin.

Këngëtarja ka treguar në një program së fundmi se ka pasur vështirësi të përdorë fritezën me ajër. Rita ka zbuluar se asaj iu deshën disa muaj për të kuptuar pajisjen e saj të re të kuzhinës, duke pranuar se në fakt ajo tashmë ka shkatërruar tre friteza.

“Unë jam e re në komunitetin e fritezave të ajrit. M’u deshën disa muaj për ta zgjidhur “.

Rita pranon se nuk ia thotë shumë në kuzhinë.

“Unë nuk mendoj se jam krijuar për kuzhinë”, tha ajo.