Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e 6 deputetëve të PD nga seanca plenare. Sot nuk marrin pjesë në seancë 8 deputetë, 6 të përjashtuar nga seanca e shkuar dhe Sali Berisha e Flamur Noka që nuk kanë plotësuar ende 10 ditët e përjashtimit, vendim i dhënë më parë.

 

Deputetët e përjashtuar të PD-së kanë tentuar të hyjnë në Parlament, por janë ndaluar nga Garda.

Në hyrje janë deputetët e përjashtuar dhe jo të përjashtuar.

Sali Berisha nuk ka shkuar ende dhe ndodhet ende në seli.

Vokshi: Nuk lejohet garda të ngrejë dorën ndaj një deputeti.

Spaho: Të bën përshtypje që nuk del asnjë nga Kuvendi se nuk ia mban?

Boçi: T’ju vijë turp, na keni bërë sikur po futemi në Alkatraz.