Trajneri i Kombëtares Shqiptare Sylvinho dhe ai i Francës Didier Deschamp janë kundër idesë së Federatës Europianë të Futbollit (UEFA), për zgjerimin e listës së të grumbulluarave për në finalet e Europianit në Gjermani këtë qershor nga 23 lojtar, që është aktualisht në 26 lojtar.
Media Italiane shkruan se i pari që është shprehur pro këtij vendimi është Spalleti i kombëtares së Italisë, trajneri Nagelsmann i kombëtares gjermane, si dhe Koeman i Hollandës apo Southgate i Anglisë. Teksa dyshime mbi zgjerimin e listës kanë shprehur Sylvinio i Kombëtares së Shqipërisë, apo Deschamp i Francës.
Uefa ka thirrur në Duseldorf të Gjermanisë 24 trajnerët e kualifikuar për Euro 2024 dhe do diskutojë nëse lista do zgjerohet apo jo.