Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e Fitër Bajramit, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, por edhe përkujtoi hoxhallarët që ranë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë. Gjithashtu, ai kujtoi se në këtë 25-vjetor të masakrave të kryera mbi popullin dhe vendin tonë, por njëkohësisht në Kosovë, duhet përkujtuar edhe 37 hoxhallarë dhe imamë që janë dëshmorë të kombit nga lufta e fundit në Kosovë.

Kurti u shpreh se muaji i Ramazanit ishte muaj i sakrificës dhe solidaritetit.

“Muaji i Ramazanit ishte muaj i sakrificës dhe solidaritetit dhe të gjithë e dimë nga përvoja dhe historia që solidariteti dhe sakrifica janë janë mirësi që sjellin mbarësi. Në këtë pranverë për çdo ditë po përkujtojmë 25-vjetor të masakrave të tmerrshme të kryera mbi popullin tonë, në vendin tonë, por njëkohësisht beteja të lavdishme të UÇK-së. Andaj me këtë rast duhet përkujtuar edhe 37 hoxhallarë, imamë që janë dëshmorë të kombit nga lufta e fundit. Lavdi të gjithë atyre, edhe një herë gëzuar Fitër Bajramin”, u shpreh Kurti.

Bashkësinë Islame të Kosovës së bashku me kryeministrin Kurti, në vizitë ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

/KosovaPress/