Kompania amerikane “OceanGate” njoftoi sot pezullimin e “të gjitha operacioneve kërkimore dhe komerciale”.

 

Vendimi, i cili u njoftua në faqen zyrtare të internetit, vjen pasi nëndetësja turistike e firmës, “Titan”, pësoi implodim katastrofik gjatë një misioni drejt mbetjeve të anijes legjendare Titanik muajin e kaluar.

 

Fatkeqësia la të vdekur shefin ekzekutiv të kompanisë dhe katër pasagjerë.

 

Komunikimi me nëndetësen Titan, në pronësi dhe operim nga “OceanGate Expeditions”, kompani private kërkimore dhe turistike oqeanike që ndërmori një vizitë turistike drejt mbetjeve të Titanikut në Oqeanin Atlantik më 18 qershor, u ndërpre menjëherë pas zhytjes.

 

Kërkimet përcaktuan se nëndetësja pësoi implodim dhe u fundos dhe pesë personat në bord humbën jetën./AA