Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë uroi sot festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

“Përkushtimi juaj gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit ju sjelltë shëndet e lumturi ju dhe njerëzve tuaj më të dashur”, thuhet në urimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Pas 30 ditëve agjërim dhe falje besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin.

Mijëra besimtarë myslimanë të kryeqytetit dhe jo vetëm, falën sot namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe mijëra të tjerë u tubuan në sheshet dhe xhamitë kryesore të çdo qyteti tjetër të vendit tonë, duke festuar kështu përfundimin me sukses të një muaji maratonë në aspektin e adhurimeve./ata