Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbështet nxënësit që ndjekin arsimin e mesëm profesional me mbi 2500 bursa studimi deri në 7320 lekë/muaj për të rinjtë që ndjekin shkollën profesionale.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se, MEKI mbështet vajzat, nxënësit që regjistrohen në degët prioritare, nxënësit nga familjet në nevojë si dhe nxënësit që banojnë mbi 5 km larg nga shkolla profesionale.

Gjithashtu MEKI mbështet ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës në arsim profesional me notë mesatare mbi 9.

Po ashut MEKI, mbështet nxënësit nga grupet e veçanta.

Gonxhja fton të rinjtë të regjistrohen përmes e-Albania, në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë”.

Të interesuarit mund të klikojnë në faqen www.aftesi.al për të mësuar më shumë dhe për t’u regjistruar sot./ata