Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi besimtarët myslimanë me rastin e mbarimit të Muajit të Madhnueshëm të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit.
“Pas një muaji reflektimi dhe sakrifice, ju uroj gëzuar Bajramin me zemrat plot begati, paqe dhe harmoni në familjet tuaja!”, uron kryebashkiaku Veliaj.
Mëngjesin e sotëm, pas 30 ditëve agjerim në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë shqiptarë falën namazin në sheshin “Skënderbej”./ata