Edhe në qytetin e Vlorës, në Sheshin e Flamurit është bërë falja e namazit të Fitër Bajramit.
Qindra besimtarë kanë kryer këtë rit në sheshin e Flamurit për shkak të numrit të shumtë. Falja është drejtuar nga Myftiu i myftinisë Armand Asllani.
Pas një muaji agjërimi dhe pastrimi besimtarët do të kremtojnë sot ditën e shënuar, ndërsa kanë uruar njëri-tjetrin për shumë begati dhe shëndet.