Albanian ICT Awards është një ngjarje që ndodh në Shqipëri për të 12-tin vit radhazi, ku kryeqyteti i Tiranës pret ajkën e protagonistëve të teknologjisë informative e digjitale dhe shpikës, talente e inovatorë nga të gjitha trevat shqiptare.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja mori pjesë hapjen e edicionit e 12-të të garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards.

Sot, theksoi ministri Gonxhja në fjalën e tij, vendi ynë ka nevojë më shumë së kurrë për idetë dhe kontributet kreative, për ta bërë Shqipërinë një fidanishte ekselence kampione të Ballkanit, dhe më gjerë një habitat ku teknologjia e inovacioni të lulëzojnë.

“Presim me padurim të njihemi me gjenitë e mendjet e bukura që me idetë e tyre inovative garojnë për çmimet fituese që shpallen në 31 maj në të gjitha kategoritë, me një vëmendje të shtuar në fushat që përfshijnë zgjidhjet të thjeshta për qytetarët, startup-et digjitale dhe sigurinë kibernetike, për të cilat MEKI është dhe do të jetë një pikë e fortë mbështetjeje dhe nxitjeje për çdokënd që kërkon të krijojë e eksperimentojë, ndajë ide dhe prezanton e zhvillon projekte e risi”, u shpreh Gonxhja./ata