Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët mysliman në Lezhë kremtuan festën e Fitër Bajramit.

Falja e namazit u bë për herë të parë në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku ritualit fetar ju bashkuan dhjetëra besimtar.

Teksa foli për rëndësinë e Fitër Bajramit, Myftiu i Lezhës Sadetin Kotrri tha se kjo është një ditë gëzimi për të gjithë besimtaret.

Pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, besimtaret myslimanë të Lezhës ju drejtuan shtëpive të tyre për kremtimin e kësaj feste që vijon me drekën në familje dhe me vizitat tek njëri-tjetri.