Almin Shaqiri, zëvendëskryetar i Komunës së Preshevës në një lidhje për News 24, tha se pasivizimi i adresave nga ana e Serbisë në Luginë vazhdon, duke e konsideruar spastrim etnik të moderuar.

“Pa qenë fetar nuk mundesh me qenë kombëtar dhe pa qenë kombëtar nuk mundesh me qenë fetar i mirë. Feja dhe kombi janë të ndërlidhura shumë sidomos në Luginën e Preshevës ku çështja kombëtare dhe ekzistenciale po dobësohet gjithnjë e më shumë, duke ditur që të gjithë njerëzit po largohen gjithnjë e më shumë kur e dimë represionin që bën Serbia. Feja ndihmon që të mbahet gjallë shqiptarizmi këtu në Luginën e Preshevës.

Ne shqiptarët e kemi një të mirë se sa më shumë të na luftojmë, aq më të fortë do të bëhemi. Nuk do të mund të na bëjmë asgjë, as shlyerja e adresave dhe as gjërat e tjera që po bën Serbia ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Fatkeqësisht, pasivizmi i adresave vazhdon. Shpresojmë që trysnia ndërkombëtare të ndalojë këtë eksod ndaj shqiptarëve. Fatkeqësisht, spastrim etkonik i moderuar është me ligj.

Të gjithë ata që kanë në Kosovë një adresë, nuk mund ta kenë në Serbia. Serbia nuk e pranon realitetin e Kosovës dhe kjo është e aktivizuar vetëm për shqiptarët në Luginë e Preshevës. Mbi 12 mijë janë të pasivizuar por urojmë që trysnia të funksionojë dhe ata të kthehen që i kanë të pasivizuara adresat”, tha ai.