Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip ErdoÄŸan, tha se misioni i qeverisë turke është të rrisë pylltarinë dhe të krijojë oaza të gjelbra në qytete, me kopshte publike.
Duke folur përmes videokonferencës në ceremoninë e hapjes së nëntë Kopshteve të Kombit në Javën Mjedisore të Türkiyes, presidenti ErdoÄŸan tha se gjatë 21 viteve të fundit "ne kemi mbjellë 6,5 miliardë fidanë deri më tani dhe do të mbjellim 9 milionë fidanë sot".
“Detyra jonë është të mbrojmë tokën, detet dhe lumenjtë tanë me menaxhim të suksesshëm të mbetjeve dhe që vendet ku jetojmë të lulëzojnë në përputhje me natyrën duke ndërtuar ndërtesa miqësore me mjedisin”, tha ErdoÄŸan.
Presidenti turk tha se qeveria e tij përpiqet të mbrojë natyrën dhe "po punon shumë që ndërgjegjësimi mjedisor të rrënjoset në shoqërinë tonë".
Ai tha se me një dekret të ri që nënshkroi, java e 5 qershorit po festohet si Java e Mjedisit në Türkiye nën temën "Botë e pastër, det i pastër".
Në lidhje me nismën e Türkiyes "zero mbetje", ErdoÄŸan tha se qëllimi kryesor i nismës, të cilën e filluan pesë vjet më parë, është parandalimi i ndotjes plastike.
Në vitin 2017, nën kujdesin e zonjës së parë Emine ErdoÄŸan, Türkiye nisi projektin e "zero mbetjeve" për të theksuar rëndësinë e eliminimit të mbetjeve në luftën kundër krizës klimatike.
Projekti ka marrë vlerësime ndërkombëtare, përfshirë edhe kreun e OKB-së Antonio Guterres, i cili shprehu mirënjohjen e tij për zonjën ErdoÄŸan gjatë një konference në New York shtatorin e kaluar.
Dhjetorin e kaluar, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi njëzëri një rezolutë mbi iniciativën "zero mbetje" të paraqitur nga Türkiye, duke shpallur 30 marsin Ditën Ndërkombëtare të Zero Mbetjeve.
Me nismën e "zero mbetje", shkalla e riciklimit në Türkiye u rrit në mbi 30 për qind në vitin 2022 nga 13 për qind sa ishte në vitin 2017, tha ErdoÄŸan, duke shtuar se përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin për mbetjet dhe riciklimin do të vazhdojnë./AA