Aktorja e njohur në rolin e Sulltaneshës Hyrrem, Meryem Uzerli, ka treguar për herë të parë fobinë e saj më të madhe, ujin.

E ftuar në kanalin e YouTube të Birsen Altunas, aktorja ka treguar për momentin ku jeta e saj ka qenë në rrezik, kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe.

Kam një frikë të madhe, shumë të madhe. Në moshën 17-vjeçare kam qenë në Portugali për të bërë sporte në ujë dhe papritur më vjen një dallgë e madhe, rreth tre metra e gjysmë, ndoshta edhe më shumë. Më ka përplasur aq keq saqë nuk po e kuptoja se ku ndodhesha dhe mendova se do të vdisja. Më pas më kujtohet që dallgët më kishin nxjerrë në breg të detit. Që prej asaj dite nuk jam futur më kurrë në det.

Mirëpo së fundmi, ajo po aktron për një serial të ri “RU”, pjesë e skenarit të së cilit është edhe zhytja në ujë e personazhit që Meryem luan.

Për këtë aktorja u shpreh se i dukej që do të përjetonte frikën e vdekjes edhe njëherë pas 23 vitesh.

Në pjesën e parë bie në ujë. Më duhet të qëndroj disa sekonda derisa vjen dhe më shpëton personazhi tjetër. Nuk kam fjetur me ditë të tëra duke menduar realizimin e kësaj skene. Isha shumë e frikësuar. Më thanë që do të gjejnë ndonjë marifet, por isha e detyruar që ta realizoja vetë dhe ta mposhtja këtë frikë.

Aktorja është e njohur nga publiku në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, ndërkohë që në projektin aktual që ajo po zhvillon ka rolin e Reyan./BalkanWeb