Sipas një ankete të zhvilluar në SHBA, shumica e amerikanëve vlerësojnë se presidenti aktual Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump i kanë sjellë vendit më shumë dëm sesa dobi për çështje të rëndësishme gjatë periudhës së detyrës së tyre.
Në anketën e realizuar nga Qendra për Çështjet Publike NORC të Associated Press (AP) më 4-8 prill me 1.204 qytetarë u kërkua që të vlerësonin administratën e Bidenit dhe Trumpit.
Shumica e të anketuarve thanë se Biden dhe Trump i kanë sjellë vendit më shumë dëm sesa dobi për çështje të rëndësishme gjatë periudhës kur ata kanë ushtruar detyrën e presidentit.
- Biden përballet me problemin e ekonomisë dhe emigrantëve
Të anketuarit shprehën shqetësimin e tyre për rritjen e numrit të refugjatëve të ardhur në vend në periudhën e administratës së Bidenit.
Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në anketë deklaruan se Bideni e ka dëmtuar vendim me koston e shtrenjtë të jetesës dhe çështjen e migracionit.
Vetëm 20 për qind e të anketuarve kanë vënë në dukje se administrata e Bidenit ka mbështetur në çështjen e kostos së shtrenjtë të jetesës ndërsa 16 për qind e tyre kanë theksuar se ka ndërmarrë hapa për sigurinë kufitare.
- Trump përballet me probleme të ndryshme
Në anketë 46 për qind e pjesëmarrësve kanë potencuar se Trump mori masa kundër problemit të migracionit ndërsa 40 për qind thanë se ka mbështetur në çështjen për koston e shtrenjtë të jetesës.
Pothuajse gjysma e të anketuarve mendojnë se gjatë periudhës së Trumpit është rritur punësimi dhe se kjo normë ka rënë në 36 për qind në administratën e Bidenit.
Rreth gjysma e të anketuarve kanë mbrojtur idenë se Trump ka dëmtuar vendin në çështjet për sa i përket të drejtës për të votuar dhe për t'u zgjedhur, sigurinë e zgjedhjeve, marrëdhëniet me jashtë dhe ndryshimet klimatike.
Ndërkohë 30 për qind e të anketuarve thanë se të dy presidentët nuk i kanë ndihmuar ata./aa