Pavarësisht kufizimeve dhe vështirësive që Izraeli shkakton, 30 mijë muslimanë kanë falur namazin e xhumasë në ditën e tretë të Fitër Bajramit në xhaminë Al-Aksa.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Palestinës, WAFA, ka publikuar deklaratën me shkrim të Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit.
Sipas deklaratës, rreth 30 mijë muslimanë u mblodhën në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për të falur namazin e xhumasë në ditën e fundit të Fitër Bajramit.
Policia izraelite e vendosur në rrugët e Kudsit Lindor të pushtuar, rreth Al-Aksasë dhe në portat e saj, mori masa të rrepta ushtarake.
Policia izraelite në fund të namazit zhvilloi një bastisje në Al-Aksa./aa