Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla zhvilloi sot një takim me delegacionin e Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kryetaren Blerina Gjylameti, anëtaret Etilda Gjonaj dhe Klotilda Bushka si edhe me Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Dyrmishi.

Nikolla përgëzoi anëtaret e delegacionit për punën e shkëlqyer të deritanishme dhe lobimin në favor të pranimit të Kosovës në KiE dhe i nxiti të vijojnë këtë mision me përkushtim maksimal derisa Kosova të bëhet zyrtarisht anëtare e Këshillit të Europës.

Nikolla vuri në dukje se Kuvendi i Shqipërisë përshëndet këtë sukses të merituar të Kosovës dhe rikonfirmon angazhimin për të vijuar mbështetjen për Kosovën deri në anëtarësimin në KiE, në organizata të tjera ndërkombëtare, shtimin e njohjeve dhe rritjen e kontributit të Kosovës në marrëdhëniet dhe zhvillimet ndërkombëtare./ata