Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Ervin Muçën”, ish-drejtorit të IT në Policinë e Shtetit i cili po hetohet për ndërhyrje në sistemin TIMS.
Ndaj ish-drejtorit të IT, u la në fuqi gjithashtu masa e pezullimit nga detyra.
Para se të hynte në seancën gjyqësore, Muça u shpreh se ka bërë detyrën dhe s’ka kryer asnjë shkelje.
“Nuk kam kopjuar asnjë te dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj. Kam vepruar sipas procedurës, nuk me ka kërkuar askush asgjë”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve.
Në akuzën e SPAK thuhet se operacioni i dyshimtë për ekstraktimin e të dhënave nga TIMS-i ndodhi në 2 gusht 2023./ata