Qipro nuk do të shqyrtojë më kërkesat për azil nga të ardhurit nga Siria për shkak të shifrave të larta, njoftoi sot presidenti Nikos Christodoulides në platformën X, dikur Twitter.
“Për shkak të prurjeve masive të azilkërkuesve politikë sirianë nga deti, shqyrtimi i kërkesave nga persona me origjinë siriane është pezulluar”, tha Christodoulides.
Më shumë se 4 000 migrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Qipro që nga fillimi i vitit, krahasuar me vetëm 78 në tremujorin e parë të vitit 2023.
Bazuar në madhësinë e popullsisë së saj, Qipro strehon pjesën më të madhe të migrantëve në Bashkimin Evropian .
“Duke pasur parasysh rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme, situata mund të përkeqësohet më tej”, tha media qipriote.
Qiproja, së bashku me vendet e tjera anëtare të BE-së, po bëjnë thirrje për një rivlerësim të situatës në Siri.
Nikosia mendon se shumë rajone siriane nuk janë më të rrezikshme, dhe për këtë arsye migrantët nga Siria nuk duhet të kenë automatikisht statusin e mbrojtur.
Në postimin e tij, Christodoulides tha se Nikosia është në pritje të zhvillimeve për çështjen e rivlerësimit të statusit të Sirisë.
Nikosia po kërkon gjithashtu një marrëveshje migracioni midis BE-së dhe Libanit, e ngjashme me atë të arritur së fundmi me Egjiptin.
Në shkurt, BE-ja arriti një marrëveshje për bashkëpunim më të ngushtë me Kajron pas rritjes së numrit të migrantëve nga Egjipti, në këmbim të ndihmës financiare që arrin në rreth 7,4 miliardë euro./ata