Kryesocialisti Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje të gjithë të interesuarve të bëhen pjesë e Akedemisë Politike të Partisë Socialiste.

Sipas Ramës, në katër ditët e para janë regjistruar 160 aplikime. “Akademia Politike e PS. 160 aplikime në 4 ditët e para. Aplikoni deri më datë 23 prill”, shkruan Rama.

Bashkëngjitur postimit Rama ka ndarë dhe një video, ndërsa sugjeron dhe linqet ku mund të aplikohet: Linku: https://docs.google.com/…/1FAIpQLScbxOvo17eYxb…/viewform Instagram: https://www.instagram.com/p/C5f25n4NDUN/…

Partia Socialiste ka hapur aplikimet për regjistrime në Akademinë Politike të saj. Në kuadrin e Rienergjizimit të partisë, pritet të regjistrohen në këtë akademi të rinjtë që duan të mësojnë më shumë për historinë dhe idetë e partive progresiste, por edhe të Partisë Socialiste të Shqipërisë./ata