New England Revolution fitoi 3-0 kundër Independiente (Panama) dhe me rezultatin e përgjithshëm (4-0) kalon në 1/8 e Kupës së Kampioneve për zonën e Amerikës së Veriut dhe asaj Qëndrore.

Këtë duel nga minuta e parë e nisi edhe Giacomo Vrioni, me sulmuesin e Kombëtares që asistoi për golin e tretë në fundin e lojës. Gil dhe Chancalary shënuan dy golat e parë për vendasit, para se Vrioni të dhuronte pasimin final për Kaye në minutën e 90+3.

Titullar shqiptari, që në këtë duel u ndëshkua edhe me karton të verdhë.