Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Hakan Fidan, diskutoi zhvillimet e ditëve të fundit në rajon me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, thuhet se ministri Fidan zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e OKB-së, Guterres.

Në bisedë u diskutuan zhvillimet e përjetuara ditët e fundit në rajon dhe situata në Gaza, ndërsa u vlerësuan edhe çështja e Qipros dhe siguria e lundrimit në Detin e Zi./aa