Nga Alonso te Xhaka dhe Florian Wirtz, këto ishin vetëm tre nga personazhet kryesor të suksesit të Bayer Leverkusen, të tre i kanë premtuar besnikëri “aspirinave”, të paktën edhe për sezonin e ri. Këtë fakt e konfirmoi edhe drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes, por në të njëjtën kohë, në intervistën e tij për Der Spiegel shtoi se dikush do të shitet, për të afruar lojtarë të rinj:

“Sigurisht, është e mundur që një ose dy lojtarë të largohen nga klubi, por shumica e skuadrës, nga 15 deri në 16 sportistë, do të mbeten. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim”, deklaroi Rolfes, i cili garantoi edhe vazhdimësinë e Xhakës dhe Florian Wirtz, dy lojtarë thelbësorë për fitimin e titullit. Sigurisht Leverkusen është një klub që është i detyruar të sheh yjet e ekipit për të garantuar vazhdimësinë, vështirë se arrin në këtë pikë nëse nuk sakrifikonin dikë, siç bënë pak vite më parë me Kai Havertz:

“Gjithçka filloi me shitjen e Havertzit. Në atë kohë, ne kemi nënshkruar me lojtarë të rinj si Exequiel Palacios, Edmond Tapsoba apo Florian Wirtz. Një vit më vonë, Odilon Kossonou, Piero Hincapié dhe Jeremie Frimpong. Me pak fjalë, ne kemi nënshkruar me shumë lojtarë të rinj me synimin që ata të bëjnë një hap në performancë disa vite më vonë”, u shpreh ndër të tjera drejtori sportiv i Bayer Leverkusen./BalkanWeb