Institucionet mikrofinanciare rritën me 16% fondin e sigurimit të depozitave gjatë vitit 2023, në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) ky fond arriti vlerën e 223 milionë lekëve, ose pothuajse 2.2 milionë eurove.

Të ardhurat kryesore që kontribuojnë në rritjen e fondit të sigurimit të depozitave në mikrofinancës janë të ardhurat nga primi i sigurimit që arriti në 26.4 milionë lekë, dhe të ardhurat nga investimi i mjeteve financiare me 8.9 milionë lekë.

Ngritja e këtij fondi nisi në vitin 2015, me ndryshimet e ligjit “Për sigurimin e depozitave”, që përfshinë edhe institucionet mikrofinanciare në skemën e sigurimit të depozitave, deri në 2 milionë lekë për çdo depozitues.

Institucionet mikrofinanciare japin një kontribut efikas për financimin e segmenteve të shoqërisë që, për arsye të ndryshme, kanë akses të kufizuar në sektorin bankar. Ato janë kryesisht me fokus kryesor financimin e ekonomive bujqësore dhe SME-ve./ata