Niveli i huamarrjes së familjeve dhe aftësia paguese e tyre, paraqiten të qëndrueshme dhe pa ndryshime të rëndësishme nga periudha e mëparshme.
Nga një anketim i Bankës së Shqipërisë me 1200 familje, (ku janë përgjigjur 1056 prej tyre), ka rezultuar se 24% e familjeve të pyetura kishin një borxh për të shlyer.
Sipas BSH-së, rreth 83% e familjeve deklarojnë se pagesa e huasë zë ‘më pak se 30% të ardhurave mujore që ata kanë, dhe ky tregues thotë Banka e Shqipërisë është përmirësuar me 10% krahasuar me vitin 2022. Nga ana tjetër, pesha e familjeve ku ‘pagesa e huasë’ tejkalon 30% të ardhurave’ është 17%.
Në analizën e publikuar nga Banka e Shqipërisë rreth 55% e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se aftësia e tyre paguese ‘nuk ka ndryshuar’ gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2023-shit.
Ndërsa për këtë vit, familjet presin një ngadalësim të kërkesës së tyre për kredi pasi 57% e të përgjigjurve kanë deklaruar se ‘nuk presin të marrin hua të re në 6 muajt e ardhshëm./ata