Dy motora të djegur dhe pa targa janë gjetur të hedhura brenda rezervuarit të Thanës në Lushnje. Banorët njoftuan policinë pasi verifikuan se asnjë nga fshati nuk ishte pronari i tyre.

Korrespondentja e Klan News, Anila Sefa raporton se me mbërritjen e policisë, dy motorët tip “Kawasaki”, janë nxjerrë nga uji dhe u dërguan në Komisariatin e Lushnjes.

Akoma nuk dihet kush i ka hedhur në rezervuar, sa kohë ato kanë qëndruar në ujë apo për çfarë mund të jenë përdorur.

Policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për rastin dhe ende nuk ka një deklaratë zyrtare për gjetjen e dy motorave.