Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani takoi në Hagë, Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare, Kairat Abdrakhmanov.

Në takim Hasani dhe Abdrakhmanov diskutuan për përparimin thelbësor të bërë nga Shqipëria, në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Hasani u shpreh se kjo është dëshmi e përkushtimit të vendit tonë për të nxitur gjithëpërfshirjen dhe barazinë.

Në takim, ministri Hasani ngriti çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në jug të Serbisë, e cila i privon ata nga të drejtat themelore, përfshirë të drejtën e votës./ata