Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë në samitin e 5-të për Demokraci në Evropën Juglindore, që u mbajt në Bruksel.

Ministrja Pirdeni bëri të ditur se gjatë fjalës së saj në këtë samit e vuri theksin te vazhdimi i reformave solide dhe gjithëpërfshirëse, në drejtim të transformimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike në Shqipëri, si dhe avancimit të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Samiti organizohet nga International Republican Institute me mbështetjen e National Endowment for Democracy./ata