Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se me partnerët turq kanë konsultuar shumë çështje përfshirë Detin e Zi.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Moskë, Peskov vlerësoi zhvillimet lidhur me çështjet aktuale.

"Nuk kam asgjë për të thënë për këtë çështje. Në axhendën tonë me partnerët tanë turq, përfshirë Detin e Zi ka shumë çështje. Konsultojmë çështje të ndryshme" deklaroi Peskov.

Në lajmin e agjencisë britanike të lajmeve Reuters, të bazuar në burime pa emër, ishte pretenduar se Türkiye ka kryer negociata dy muaj me Rusinë dhe Ukrainën për marrëveshje për të garantuar sigurinë e anijeve në Detin e Zi, por që pala ukrainase ka hequr dorë në momentin e fundit nga marrëveshja e përgatitur.

- "Qasja e Kinës lidhur me Ukrainën është e balancuar dhe konstruktive"

Zëdhënësi Peskov foli gjithashtu edhe lidhur me propozimin e Kinës për të zhvilluar një konferencë ndërkombëtare lidhur me zgjidhjen e krizës së Ukrainës. "Qasja e Pekinit në këtë çështje dihet mirë, është goxha e balancuar dhe konstruktive. E dimë që Pekini vazhdon të jetë goxha aktiv në aspektin diplomatik. Ne e mirëpresim qasjen e balancuar të Pekinit" u shpreh Peskov.

Duke tërhequr vëmendjen se Ukraina ka hequr dorë nga negociatat me Rusinë, Peskov shtoi se nuk kanë parë ndonjë ndryshim për këtë çështje./aa