Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë të deputetëve të PD-së, Elda Hotit, Sorina Kotit, Lindita Metaliajt, Gerta Bardelit dhe Oerd Bylykbashit.

 

Sakaq për deputetin Edmond Spaho është kërkuar dyfishimi i masës.

 

Kjo kërkesë e PS vjen pas tensioneve të krijuara në seancën e fundit plenare, ku deputetë të PD bllokuan Foltoren e Kuvendit, ndërsa deputeti Spaho fishkëlleu me bilbil si dhe bashkë me deputeten Elda Hoti dhe deputetë të tjerë hoqi mikrofonin e foltores dhe bëri zhurmë me të.