Ushtria izraelite shkatërroi shtëpitë e dy të burgosurve palestinezë me mjet shpërthyes në qytetin e El-Khalilit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ushtarët izraelitë bastisën vendbanimin Beni Naim afër qytetit të El-Khalilit dhe shkatërruan shtëpitë dykatëshe dhe njëkatëshe të të burgosurve palestinezë Ahmed dhe Mahmud Zeydat duke përdorur buldozerë dhe eksplozivë.

Palestinezët Ahmed dhe Mahmoud Zeydat u arrestuan me akuzën e përfshirjes në sulmin e janarit, ku humbi jetën një izraelit dhe 19 izraelitë të tjerë u plagosën.

Forcat izraelite ndëshkojnë palestinezët që ata i akuzojnë për kryerjen e sulmeve duke i arrestuar dhe burgosur si dhe duke ua prishur shtëpitë.

- Bastisjet dhe arrestimet në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë bastisën edhe qytetet Tubas, Kalkiliya, Tulkerim, Nablus, El-Khalil dhe Betlehem në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, ushtarët kontrolluan shtëpitë e shumë palestinezëve në Tubas dhe Kalkiliya.

Gjithashtu pati përleshje mes palestinezëve dhe ushtarëve që reaguan ndaj bastisjeve. Ushtarët izraelitë arrestuan disa palestinezë.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./aa