Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov konfirmoi se Rusia ka filluar tërheqjen e paqeruajtësve të saj nga Karabaku.

Duke komentuar raportimet e mediave që thanë se tërheqja ka filluar disa ditë më parë, zyrtari tha se lajmet janë të sakta.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Azerbajxhanit APA tha se forcat ruse janë larguar nga territori i tempullit Khudavang në rrethin Kalbajar disa ditë më parë.

Agjencia tha gjithashtu se tempulli aktualisht ruhet nga policia e Azerbajxhanit.

Paqeruajtësit rusë ishin vendosur si pasojë e një konflikti të vjeshtës së vitit 2020, në të cilin Azerbajxhani rifitoi pjesën më të madhe të territorit të tij të Karabakut pas gati tri dekadash pushtimi armen.

Marrëdhëniet midis Bakut dhe Jerevanit ishin të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Nagorno-Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, dhe shtatë rajone të ngjitura.

Pjesa më e madhe e territorit u çlirua nga Azerbajxhani gjatë luftës 44-ditore në vjeshtën e vitit 2020, e cila përfundoi pas një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, e cila gjithashtu hapi derën e normalizimit.

Shtatorin e kaluar, Azerbajxhani vendosi sovranitet të plotë në Karabak pas një “operacioni antiterrorist” pas të cilit forcat separatiste në rajon u dorëzuan./aa