Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe kreu i byrosë politike të grupi palestinez Hamas, Ismail Haniyeh, janë takuar në Doha për të diskutuar zhvillimet e fundit mbi konfliktin e Gazës.
Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan zhvilloi një takim me shefin e Hamasit dhe delegacionin e tij, ku diskutoi mbi çështjet në lidhje me ndihmën humanitare në Rripin e Gazës, armëpushimin dhe pengjet.
Izraeli ka vrarë të paktën 34 mijë palestinezë që nga 7 tetori i vitit të kaluar kur Hamasi nisi një inkursion ndërkufitar që sipas Tel Avivit mori afër 1.200 jetë.
Lufta ka çuar gjithashtu në zhvendosjen e brendshme të popullsisë palestineze, pasi pjesa më e madhe e enklavës është bërë e pabanueshme dhe po shfaqet kriza e urisë./aa