Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka bërë të ditur se presidentët e Rusisë dhe Türkiyes, Vladimir Putin dhe Recep Tayyip ErdoÄŸan, diskutojnë çështjet që kanë të bëjnë me vendet e tyre gjatë bisedave të tyre telefonike.

Duke folur në një konferencë për media në Moskë, Peskov tha se presidentët Putin dhe ErdoÄŸan qëndrojnë në kontakt dhe e kompensojnë mungesën e takimeve personale me biseda telefonike.

“Ne po mundohemi t’ju informojmë sa më shumë për përmbajtjen e këtyre bisedave telefonike, por sigurisht që bëhet fjalë kryesisht për marrëdhëniet dypalëshe. Ne kemi zhvilluar marrëdhënie ekonomike (me Türkiyen), kemi shumë projekte të përbashkëta dhe fatkeqësisht situata rreth vendeve tona lë shumë kërkesë, ndaj kjo bëhet gjithmonë temë diskutimi”, tha Peskov.

Sa i përket takimit personal, shtoi ai, data ende nuk është përcaktuar dhe vonesa ka të bëjë me zgjedhjet që u zhvilluan në muajin mars si në Rusi ashtu edhe në Türkiye.

Duke iu kthyer tensioneve izraelito-iraniane të provokuara nga shkëmbimi i sulmeve raketore, Peskov tha se Rusia mban kontakte me Teheranin dhe Tel Avivin.

Duke komentuar legjislacionin e diskutueshëm gjeorgjian në lidhje me agjentët e huaj, Peskov hodhi poshtë çdo paralele të tërhequr me ligjet ruse, duke theksuar se koncepti i agjentëve të huaj e ka origjinën në SHBA.

“Nuk ka asnjë mënyrë për të lidhur këtë projektligj apo dëshirën për të siguruar politikën e brendshme të Gjeorgjisë me një lloj ndikimi rus”, theksoi ai.

Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se projektligji pasqyron përpjekjet e Gjeorgjisë për të mbrojtur politikat e saj të brendshme, duke hedhur poshtë çdo sugjerim të ndikimit rus.ai po ashtu tha se forcat e jashtme duket se do të ushqejnë protesta kundër legjislacionit të ri.

Parlamenti gjeorgjian po shqyrton një projektligj që synon të frenojë ndikimin dhe lobimin e huaj, një veprim që ka ngjallur kritika nga Perëndimi. Procesi legjislativ është shënuar nga përleshje parlamentare dhe demonstrata në rrugë./aa