Në operacionin e zhvilluar në Istanbul, u ndaluan 10 të dyshuar për të cilët u konstatua se kishin lidhje me selinë Dashisha të organizatës terroriste DEASH në Siri.

Në kuadër të hetimeve të kryera nga Byroja për Hetimin e Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara pranë Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Istanbulit u dha një urdhër ndalimi për 14 të dyshuar për të cilët u konstatua se kishin lidhje me selinë Dashisha të DEASH-it në Hasakah.

Dhjetë persona të dyshuar janë kapur në aksionin e policisë e cila ka ndërmarrë veprime pas vendimit.

Ekipet po vijojnë punën për kapjen e 4 personave tjerë të dyshuar./aa