Ujëmbledhësi i Thanës është ndër veprat më të rëndësishme që “ushqen” me ujë mbi 40 mijë hektarë sipërfaqe me toka bujqësore në Myzeqe.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale pamje të këtij Ujëmbledhësi që shtrihet në një sipërfaqe prej 860 hektarë dhe krahas vaditjes të tokave bujqësore, në këtë rezervuar ushtrohet edhe aktiviteti i peshkimit.
Bujqësia është një nga aktivitetet ekonomike më të rëndësishme në zonën e Myzeqesë, në Fier.
Investimet për rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit kanë ripërtërirë sipërfaqe të tëra tokash bujqësore, ndërsa skemat mbështetëse nga qeveria kanë nxitur fermerët të shtojnë sipërfaqet e mbjella.
Falë punës kolosale të bërë në gjithë këto vite për rehabilitimin e sistemit kullues e vaditës, në gjithë zonën e Myzeqesë ka më shumë kanale të riaktivizuara, më shumë toka të ujitura dhe më shumë prodhime cilësore./ata