Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 është ulur me 82 minuta koha e procesimit të deklaratave të mallrave në kanalin e kuq dhe me 17 minuta koha e deklarimit në kanalin e verdhë.

Ndërkohë koha e procesimit të deklaratave në kanalin e gjelbër nuk ka ndryshuar, mbetet 30 minuta/për deklaratë.

Po ashtu ka një rënie domethënëse të kohës së përpunimit të deklaratave në të gjitha kanalet e riskut, që është edhe një ndër prioritetet e përmirësimeve proceduriale të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Me digjitalizimin e shërbimeve, fokusi është monitorimi i subjekteve me profil risku më të lartë dhe duke lehtësuar tregtinë e ligjshme dhe mbrojtur konkurrencën e ndershme./ata