Në Orikum vijon puna për rrjetin e ri të kanalizimeve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga punimet për rrjetin e ri të kanalizimeve duke theksuar se projekti parashikon ndërtimin e 5 stacioneve të rinj dhe rinovimin e 4 aktualëve.

“Në Orikum, po vijon puna për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve, një investim që nis nga Jonufra deri në Dukat Fushë dhe garanton ujëra detarë të pastër dhe një sezon turistik cilësor dhe të zhvilluar. Projekti parashikon ndërtimin e 5 stacioneve të rinj dhe rinovimin e 4 aktualëve”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Projekti përfundon në muajin dhjetor të këtij viti  dhe nis nga Jonufra deri në Dukat Fushë.

Me rrjetin e ri të kanalizimeve lidhen banesat dhe të gjitha bizneset përgjatë bregdetit. Investimi është në funksion të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Orikum.

Projekti parashikon ndërtimin e 5 stacioneve të rinj dhe rinovimin e 4 aktualëve dhe financohet nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), si dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Trajtimi i ujërave të ndotura, garanton ujëra detarë të pastër dhe një sezon turitik cilësor dhe të zhvilluar./ata