Në Orikum, Vlorë vijon puna për rrjetin e ri të kanalizimeve, që nis nga Jonufra deri në Dukat Fushë.
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha inspektoi nga afër punimet e këtij projekti që përfundon në muajin dhjetor të këtij viti.
“Me rrjetin e ri të kanalizimeve lidhen banesat dhe të gjitha bizneset përgjatë bregdetit. Investimi është në funksion të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Orikum”, tha Dredha.
Kryebashkiaku Dredha u shpreh se “trajtimi i ujërave të ndotura, garanton ujëra detarë të pastër dhe një sezon turistik cilësor dhe të zhvilluar”.
Projekti parashikon ndërtimin e 5 stacioneve të rinj dhe rinovimin e 4 aktualëve dhe financohet nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), si dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit./ata