Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci zhvilloi sot një takim me ekspertët ndërkombëtarë dhe vendorë, që po merren me planin e lëvizshmërisë së qëndrueshme urbane.

Beci ndau në rrjetet sociale momente nga takimi i zhvilluar në bashkinë e Shkodrës, ndërsa theksoi se “ky plan po fillon të japë frytet e veta”.

Kryebashkiaku Beci bëri të ditur se ndërkohë bashkia po përgatit planin afatgjatë për lëvizjen në Shkodër sipas parimeve evropiane.

“Në takim diskutuam edhe disa ide që mund të zbatohen shpejt para këtij sezoni veror”, shtoi Beci.

“Sipas të dhënave më të fundit të matura nga Data Centrum në muajin mars 2024 në bashkinë Shkodër, rreth 2/3 e udhëtimeve të përditshme për në punë, shkollë apo në kohën e lirë, bëhen në këmbë ose me biçikletë”, tha Beci./ata