Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Sipas tij, se ky është një lajm i mirë që prej vitit 2012, kur u sugjerua hapja e negociatave, u deshën 12 vjet për ta zhbllokuar këtë proces.
Kreu i demokratëve euroatlantikë më tej thotë se negociatat do të shërbejnë edhe si mjet shtesë monitorimi për Shqipërinë si dhe si garanci për t’i ndalur planet e qeverisë Rama për të penguar punën e SPAK.
“Në një kohë kur Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara të Europës, ku si asnjë kryeministër tjetër në Europë Edi Rama veshi kriminelët me pushtet, ministra e zëvendës kryeministri i tij janë dënuar dhe nën hetim për korrupsion, lidhje me krimin e pastrim parash, negociatat do të shërbejnë edhe si mjet shtesë monitorimi për Shqipërinë dhe shpresojmë edhe si garanci për t’i ndalur planet e qeverisë Rama për të penguar punën e SPAK, për të çuar para drejtësisë zyrtarët e përfshirë në krim dhe korrupsion”- tha Basha./ata