Selena Gomez ka mbyllur të gjitha rrjetet sociale pas një drame të TikTok që përfshiu gruan e ish të dashurit të saj Justin Bieber, Hailey Bieber.

 

Sot, Gomez ishte në një video live në ‘TikTok’ për t’u thënë fansave të saj se do të “merrte një moment” pasi do të largohej plotësisht nga mediat sociale. Vendimi vjen pasi ajo komentoi në disa video që insinuan drama mes saj dhe Hailey.

“Do të marr një sekondë nga mediat sociale, sepse kjo është pak marrëzi. Unë jam 30 vjeçe dhe jam shumë e vjetër për këtë. Por unë ju dua shumë dhe do t’ju shoh më shpejt se vonë. Unë thjesht do të bëj një pushim nga gjithçka.”

 

 

Në një intervistë të fundit të Vanity Fair, aktorja shpjegoi se si e kishte hequr plotësisht veten nga mediat sociale, përveç TikTok, dhe në vend të kësaj kishte zgjedhur që asistentët e saj të drejtonin llogaritë e saj.

 

Vendimi i saj për t’u larguar krejtësisht nga TikTok dhe rrjetet sociale vjen pasi Gomez e gjeti veten në mes të një konflikti mes saj dhe Hailey.

 

Hailey Bieber dhe Kylie Jenner morën vëmendje të martën kur Kylie postoi një screenshot nga një telefonatë në FaceTime me Hailey duke ngritur vetullat e tyre.

 

Postimi erdhi disa orë pasi Gomez u tha ndjekësve të saj në TikTok se ajo “i leu shumë vetullat”. Ajo shtoi: “Do të doja të isha po aq e bukur sa Bella Hadid“. Përdoruesit e TikTok-ut, akuzuan Bieber dhe Jenner se po talleshin me videon e Gomez me postimin e tyre.